Ja si është gjendja e rrugëve sot në Maqedoni

PUBLIKUAR

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, në raportin e mëngjesit kumtoi se qarkullimi në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve. Mjegull me dukshmëri prej 100 deri 150 metra ka në Stracin.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

NP “Rrugët e Maqedonisë”, informon se ekipet e saj janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme dhe apelon që me kujdes të drejtohet automjetet dhe shpejtësia të përshtatet me kushtet e rrugës./MIA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...