Në përmbyllje të vitit 2014, kreu i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot para qytetarëve lipjanas, ka raportuar për punën njëvjeçare të qeverisë lokale, ku ka diskutuar për të gjitha projektet, dhe të sfidat të cilat e kanë përcjellur komunën e Lipjanit.
Ahmeti, është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Lipjanit.
“ Dua që t’i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë periudhë njëvjeçare, për të gjitha punët e kryera, me qëllim të realizimit të planeve dhe obligimeve të rregullta që kemi ndaj qytetarëve, dhe jam i kënaqur me punët e kryera deri më tani”, ka thënë Ahmeti.
“ Buxheti i Komunës së Lipjanit, për vitin 2014 ishte 12,044,688,668,38€, të hyrat vetanake të planifikuara për vitin 2014 janë, 1,116,927,00€, ndërsa janë realizuar nga janari deri me 24.12.2014, në shumë prej 1,383,936,82€, ose në përqindje, 18.60%, më shumë nga planifikimi fillestar që i bie në shumë 217.009.82€.”, ka theksuar kryetari Ahmeti.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka thënë se me planifikim janë realizuar shumë projekte kapitale nga infrastruktura, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të komunës së Lipjanit. Po ashtu Ahmeti, nuk ka kaluar pa përmendur edhe sfidat me të cilat përballet ekzekutivi, e që sipas tij është krijimi i kushteve për strehim të disa familjeve me gjendje të rëndë sociale, ku komuna ne bashkëfinancim me donatorë, veç ka arritur t’i ndërtojë tashmë disa shtëpi për këto familje skamnore.
Ndërkaq, përveç investimeve që janë kryer, qytetarët përgjatë diskutimit prej dyorësh me kryetarin Ahmeti, kanë shprehur falënderime për punët e kryera dhe kanë kërkuar që të bëhen investime krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.
Përveç kërkesave,të ndryshe që kanë theksuar qytetarët, përgjatë bashkëbisedimit me kryetarin Ahmeti, ata kanë theksuar edhe problemin e gjendjes së rëndë sociale dhe ikjes së të rinjve nga komuna e Lipjanit, e të cilave kryetari Ahmeti iu ka dhënë përgjigje.
Në fund, kryetari i komunës, Imri Ahmeti, ka falënderuar të pranishmit në debatin publik të organizuar për këtë fundvit , dhe ka kërkuar nga ata që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit, njofton Komuna e Lipjanit/LipjaniNews/
Ja si e përmbyll komuna e Lipjanit vitin 2014
PUBLIKUAR



