Shtëpia me mure uji është dhe ideja më e fundit e një shtëpie ideale që është testuar në Hungari për të zbritur nevojat e njeriut për energji ngrohëse.
“Imagjinoni një ndërtesë pa izolim, por brenda të cilës ekziston një ekuilibër ideal termikë falë vetive të ujitë” , thotë Matyas Gutai, 34 vjeçar, i cili ka zhvilluar projektin e tij dhe e ka patentuar qe një dekadë.
Ideatori ka bërë të mundur ndërtimin e një prototipi të vogël në qytetin e tij të lindjes në Kecskemet në jug të Budapestit, ku shumica e mureve janë panele të xhamit të dyfishuar, të cilët janë të mbushur me ujë.
Të ekspozuar ballë diellit, uji thith ngrohjen, në mënyrën e një bateri të një veture e cila mbushet gjatë vozitjes. Uji rikthen këtë nxehtësi kur moti merr të ftohtë, si një ngrohës (një konvektor).
Nevoja për burime të ngrohjes të jashtëm, dhe pra konsumi i energjisë është i kufizuar në përputhje me rrethanat. Dizajni i “Shtëpisë së Ujit” gjithashtu siguron izolimin e përsosur, edhe pse muret janë vetëm pesë centimetra të trashë – kursime shtesë.


