Ja se çfarë duhet të hamë kur pimë – edhe pse alkooli është plot kalori

PUBLIKUAR

Nëse pas çdo dehjeje me alkool nuk mund të flini, e me atë rast nuk hani diçka apo mbase e zbrazni frigoriferin në shtëpi – më në fund kemi shpjegim për sjelljen tuaj.

Hulumtimi i ri i Institutit Francis Crick ka dashur që të zbulojë a ekziston lidhja midis alkoolit dhe ngrënies së tepërt.

Autorët kanë vërejtur që kjo lidhje është dukshëm befasuese, sepse alkooli ka shumë kalori, ndërkaq konsumimi i tij kryesisht qetëson apetitin e trurit, transmeton Telegrafi.

Dhe më në fund për të mësuar se për çka bëhet fjalë, hulumtuesit u kanë dhënë minjve tri ditë etanol (alkool) dhe tretje fiziologjike dhe i kanë matur sa kanë ngrënë.

Rezultatet kanë treguar që minjtë kanë ngrënë më shumë kur u është dhënë etanol.

“Këto të dhëna na tregojnë që ngrënia e tepërt e shkaktuar nga alkooli paraqet fenomen evolucionar i cili është i pranishëm te shumica e gjitarëve”, thonë ekspertët.

Ata pastaj kanë studiuar se a i ndryshon etanoli sinjalet e urisë në tru dhe kanë zbuluar që ndodh aktivizimi i qelizave të cilat zakonisht bëhen aktive kur agjërojmë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...