Ja sa persona kanë vdekur këtë vit në vendet e punës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti 15 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Këto të dhëna u publikuan të martën në Prishtinë në konferencën e organizuar nga lëvizja “Fol” “Dialogu social: Si të përfshijmë rininë në dialog dhe çfarë ka bërë KES-i në këtë drejtim?”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Brikena Hoxha, nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, ka bërë të ditur se nga fillimi i viti e deri më tash 15 qytetarë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Sipas saj, edhe pas 9 vjetësh pavarësi Kosova mbetet vend me varfëri dhe me papunësi të madhe.

“Nga viti 2009 raportet e progresit kanë theksuar nevojën për përmirësimin e legjislacionit në fushën sociale. Termi ‘Skllavëri moderne’ është përshkrimi më i mirë i gjendjes së punëtorëve në sektorin privat, e posaçërisht në bizneset e vogla. Kemi 15 raste të vdekjeve në vendin e punës, shumica e tyre në sektorin e ndërtimtarisë”, tha Hoxha. Ajo më tej ka thënë se sfidë mbetet moszbatimi i Kontratës Kolektive, sidomos te sektori privat.

“Unë mendoj se Kosova duhet të ndërmarrë tri masa për të rritur punësimin: angazhimi i shtuar i rinisë në Sindikata, përkrahja e shtetit me grante për ‘StartUps’ dhe përpilimi i praktikave që shtojnë angazhimin e të rinjve”, ka thënë Hoxha.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...