Ja sa para gjetën grabitësit kur hapën kasafortën e bankës në Tiranë

PUBLIKUAR

Pas një pune profesionale, grabitësit e BKT hynë në dhomën e kasafortës dhe nisën punën për hapjen e saj.

Rënia për dy net radhazi e alarmit të bankës i kishte trembur, por punonjësit e sigurisë nuk kishin zbuluar asgjë.

Për të hapur kasafortën kishin marrë me vete një turjelë metalike.

Mendohet se janë dashur disa orë për hapjen e kasafortës, por ky nuk ishte problem sepse grabitësit kishin në dispozicion tre ditë.

Kur arritën të hapin kasafortën kanë gjetur aty brenda 10 milionë lekë të rinj, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.

Një shpërblim i mjaftueshëm për tre ditë punë dhe për rrezikun që kishin marrë përsipër.

Kjo ka qenë një nga grabitjet më profesionale që kanë ndodhur ndonjëherë.

Gabimi i vetëm ishte rënia e alarmit, por situata e vështirë për vjedhësit ka kaluar pa asnjë pasojë. Kur policia mbërriti në bodrumin e pallatit gjeti aty dalta, çekiçë, gurë fresibël, bombol gazi e oksigjeni, që janë përdorur për realizimin e çarjeve në të dyja muret. /lapsi.al/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...