Ja përse ASSESI para pjekjes NUK BËN ta SHKRINI BËRXOLLËN e ngrirë!

PUBLIKUAR

Secila amvisë bashkëkohore ka shprehi që, një natë para se të përgatisë ndonjë ushqim me mish, të nxjerrë nga frizi dhe t’i lërë që ngadalë, në temperaturë dhome të shkrijë. Mirëpo, ky është një gabim i madh.

Sipas këshillave të kuzhinierit të njohur botëror, Dan Souza, mishi – posaçërisht mishi i gjedhit, i mështjerrës apo i viçit – nuk do të duhej fare ta shkrini para pjekjes, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë një eksperiment të llojit të vet me tetë copë mish gjedhi.

Një herë të gjitha i ka ngrirë në friz, pastaj një gjysmë e ka kaluar në frigorifer që të qëndrojë e ngrirë, ndërkaq gjysmën tjetër e ka nxjerrë jashtë frigoriferi, derisa nuk janë shkrirë tërësisht.

Të gjitha bërxollat më parë pak “i ka hedhur në zjarr”, në mënyrë që nja 90 sekonda në tigan të piqen në të dyja anët, pastaj i ka kaluar në furrë, ku i ka pjekur në 275 gradë celsius, derisa nuk janë bërë gjysmë të pjekura.

Borxollat e shkrira i ka pjekur 10 deri 15 minuta, ndërsa ato të ngrira u duhej 18 deri 20 minuta.

Kur u poqën, ua ofroi ato anëtarëve të ekipit të vet këto copa mishi dhe i luti që të vlerësojnë shijen.

Përfundimi ishte që bërxollat e ngrira ishin shumë më të shijshme dhe të pjekura njësoj nga ato të cilat para pjekjes ishin shkrirë tërësisht.

Gjithashtu Souza i ka këshilluar të gjithë që kurrë mishin e viçit të mos e ngrinë vetëm në qese, por që qesen plastike ta mbështjellin me letër thithëse.

Në atë mënyrë do të pengohet që mishi të lirojë ujin nëse vendosni që para pjekjes ta marinoni në vaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...