Ja kush është milarderi i parë në Shqipëri

PUBLIKUAR

ja-kush-euml-sht-euml-milarderi-i-par-euml-n-euml-shqip-euml-ri_hd

Organizata e njohur britanike e vlerësimit të pasurive ka zbuluar sot se cili është i pari miliarder në Shqipëri.

Ai është Samir Mane, president i Balfin Group, që hapi në vend të parën qendër tregtare dhe park logjistik. Pasuria e tij mendohet se shkon në 1.2 miliard dollarë.

Presidenti i Wealth- X tha se një zbulim i tillë tregon se organizata e tyre ka aftësi, që nuk mund të rivalizohen në këtë fushë, transmeton Tema.

Miliarderi i parë shqiptar u largua nga Shqipëria për në Austri në vitin 1991 kur ra komunizmi.

Ai nisi punë fillimisht si përkthyes përpara se të krijonte Albatrade në vitin 1993, një firmë për të shitur televizorë dhe regjistrues video në një rrjet dyqanesh në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Mane si president i Balfin Group, hapi Qendrën Tregtare Univers, të parën qendër tregtare në Shqipëri. Në vitin 2011 ai investoi 48 milion euro për të ndërtuar Tirana East Gate, që është qendra më e madhe tregtare në vend me 90 mijë metra katrorë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...