Ja çka tha Imri Ahmeti para qytetarëve të rajonit të Magurës (FOTO)

PUBLIKUAR

Në vazhdën e vizitave të Kryetarit Imri Ahmeti në lokalitet e Komunës së Lipjanit me qëllim të bashkëbisedimit të drejtë për drejtë me qytetarët lidhur me projeksionet buxhetore për vitin 2017-2019.
Kryetari Ahmeti së bashku me disa drejtorë të Drejtorive komunale, gjatë pasditës së djeshme kanë zhvilluar dëgjimet publike për buxhetin me banorët e fshatrave Magurë, Qylagë, Blinajë Medvec, Leletiq, Vrellë, Mirenë.

14088688_1243167269028416_1502383408594507682_n
Me këtë rast, kreu i Lipjanit, banorëve të këtyre fshatrave u ka thënë se ka ardhur që nga afër të ndëgjoj problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj zone, me qëllim që gjitha propozimet dhe kërkesat e dalura nga këto takime të merren parasysh gjatë hartimit të projekt buxhetit të vitit 2017-2019.

14022373_1243167392361737_5190993456442684488_n
Edhe drejtori i Drejtoratit për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini, i ka njoftuar qytetarët, për projekt buxhetin vitin 2017 duke u ndalur kryesisht tek projeksionet buxhetore që lidhen me investimet e komunës në shumë fusha. Më pastaj, qytetarët kanë adresuar kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me investimet në infrastrukturë, si në kanalizime, rrugë, infrastrukturë shkollore, transport, projekte sportive.

14064168_1243169869028156_775612860151861940_n

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...