Ja cili është Van Dami i ri i Bleonës (Foto)

PUBLIKUAR

Sakrificat e Bleonës në Amerikë por edhe premtimet e bëra publikut në Shqipëri, duket se po marrin përgjigje më në fund.

Pa kaluar shumë kohë nga deklarata se këtë vit do të luante në 3 filma hollivudianë, në njërin prej të cilëve përkrah Sharon Stone dhe Nicolas Cage, këngëtarja jep prova bindëse duke na servirur një foto nga sheshxhirimi. Ajo ka lënë Shqipërinë për të qenë në Cancun, Meksikë ku edhe po xhiron skena nga filmi horror “Dead Trigger”.

Dhe nga atje na vijnë imazhet e Bleonës në krah të aktorit rus të arteve marciale, Oleg Taktarov. Prisni, sapo thamë “arte marciale”… Ju thotë dicka kjo? Nëse rikthehemi tek deklarata e guximshme e dy javëve më parë, ku Bleona foli me superlativa për performancën e Van Damit në shtrat, kuptojmë që këtë vajzë e lidh dicka e pashmangshme me kategorinë e meshkujve plot muskuj në jetë. Ndërkohë lind pyetja, të jetë Oleg Van Dami i radhës?! /intv.al

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...