Ja cilat fshatra do të ndalet rryma në ditët në vijim në Lipjan

PUBLIKUAR

Keds ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve në vijim do të ketë ndërprerje  të energjis elektrike për shkak të disa punimeve energjetike, transmeton LipjaniNews

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë

1.Më 11.04.2017 në  NS 35/10 kV Badovci do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Janjeva   prej orës  10:00 deri në orën 15:30.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shashkofc, Teqe, Shushicë, Janjevë dhe Atllap.

Shkyçja bëhet me qëllim të energjizimit të degës së dislokuar Akllap-Shkolla.

2.Më 09.04.2017 në NS 35/10 kV Magurë do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Fshatrat- Magure (Kodi: 41048002)  prej orës 09:00 deri në orën 11:00 dhe prej orës 13:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Magura, Medvevci, Dobraja, Rreze, Blinaja, Qylaga, Poturovci, Torina, Poturovci dhe Gllanica .

Arsyeja e shkyçjes: Dislokimi i rrjetit 10kV në fshatin Magurë.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...