Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për homazhet e Thaçi në Lipjan, aty ku pas lufte u masakruan 14 serbë (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Mediet serbe kur kanë raportuar për vizitën e Presidenti Hashim Thaçit në Grackën e Vjetër, aty ku u bënë homazhe për 14 serbë të vrarë fill pas luftës nxorën edhe konstatime si “Tradhtarë politikë serbë në Beograd dhe në Kosovë po bëjnë që një ditë Nikolliq dhe Vuçiq të bëjnë homazh te varri i Adem Jasharit në Beograd”, shkruan Express

Fushata e furishme për “normalizimin artificial të marrëdhënieve” po zhvillohet këto ditë më aktivisht se kurrë më parë, shkruan portali “KM Novine”, një medium i gazetarëve serbë, kryesisht nga pjesa veriore e Kosovës.

Hashim Thaçi ka bërë një veprim të papërfytyrueshëm – ka vendosur kurorë në memorialin kushtuar bujqve të masakruar në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit në verë të vitit 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, shkruan KM Novine, portal ky i cili pretendon se bujqit serbë “janë vrarë nga terroristët shqiptarë, komandant i njësiteve të së cilës ka qenë Thaçi”, shkruan Express.

Më tutje thuhet se Thaçi kishte shkuar në fshat i vetëm, pa politikanë të tjerë, por megjithatë, pretendon ky portal, nën përcjelljen e një numri të madh të makinave të policisë dhe të njerëzve të armatosur. Askush tjetër nuk ka qenë aty për ta pritur dhe për ta shoqëruar. Serbët e këtushëm janë të ofenduar, të indinjuar, sërish të abuzuar.

Të pafuqishëm për të kundërshtuar, bënë atë që kanë mundur, refuzuan që të shiheshin me atë dhe madje refuzuan edhe të dalin nga shtëpitë e tyre në atë kohë.

Thaçit gjithsesi i kanë mjaftuar ekipet e gazetarëve për të cilët kjo ka qenë një ëmbëlsirë e vërtetë edhe pse ky ka qenë një shërbim ndaj terroristit shqiptar i cili është dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm nga gjykata në Serbi për vrasjen e policëve serbe, thuhet në artikullin e portalin KM Novine.

Portali shkruan se Thaçi ka vendosur në këtë memorial një kurorë në ngjyrat e të ashtuquajturës “Kosovë e pavarur” – një krijese për krijimin tekanjoz të së cilës janë masakruar bujqit serbë. Ai nuk ka shkuar te varrezat e tyre. Mbase nuk e ka ditur se ato varreza nuk janë krejtësisht të rrënuara, apo nuk ka guxuar sepse e ka ditur se pothuajse në vazhdimësi ato janë minuar, atë vetëm ai mund të dij. Por do të ishte edhe e pakëndshme që të shëtiste ndërmjet 14 varrezave dhe që secilit një nga njët’i vendoste kurorë, edhe shpenzimet do të ishin më të mëdha, raporton Express.

Por, habia nuk përfundon këtu. Në deklaratën e tij të shkurtër, Hashim Thaçi asnjëherë me asnjë fjalë nuk ka premtuar apo paralajmëruar arrestimin e terroristëve dhe të kriminelëve që e kanë bërë këtë krim. Kështu, ai shprehu besimin e tij të fortë se krimi ndaj bujqve serbë nuk është krim dhe se edhe vetë pajtohet me ato metoda sepse nuk synon që të dënojë kriminelet tjerë.

Në këtë mënyrë, shkruan portali KM Novine, Thaçi ka treguar se di e se kush janë autorët e krimit! Me heshtjen e tij ai tregoi qëllimin e tij të vërtetë. Ndërsa kriminelët janë gjetur, janë identifikuar me emra dhe janë gjetur nga ana e policisë së UNMIK-ut para më shumë se dhjetëve viteve, gjë të cilën edhe Millovan Drecun, ish anëtari i partisë SPS të Millosheviqit, njëherësh deputet nga radhët e partisë SNS të drejtuar nga kryeministri serbe Alleksandar Vuçiq, dhe ish gazetar i RTS-it serb.

Ndërkaq, presidenti Thaçi ka thënë dje në fshatin Grackëe Vjetër se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër. Ai ka theksuar se vetëm duke ngadhënjyer drejtësia do të ndodhë pajtimi, e pajtimi do të ndodhë në një të ardhme të afërt, sepse ka vullnet për këtë.”

“Posedojmë materiale voluminoze, shumë konfidenciale të policisë së UNMIK-ut përkitazi me masakrën në fshatin Grackë e Vjetër. Nga materiali i cili është cilësuar si “shumë i ndjeshëm”, shihet se është kryer një hetim i detajuar, se janë arrestuar rreth njëzet të dyshuar të kenë planifikuar dhe kryer këtë masakr”, ka thënë Drecun në emisionin “Sfidat e së vërtetës” (“Izazovi istine”), të realizuar më 2002 por të transmetuar më shumë se dhjetë vite më vonë.

Por, shkruan portali, gjithsesi nuk duhet harruar se si ka ardhur Hashim Thaçi në fshatin Grackë e Vjetër?

Që nga viti 2010, pothuajse në të njëjtën kohë kur kishte ngjarë persekutimi i peshkopit serb Artemije, luftëtarit të paepur për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë, shkruan ky portal, në memoriale shërbyer nga uzurpuesit dhe ilegalët të kësaj eparkie, filluan të vinin edhe bashkëpunëtorët e separatistëve shqiptarë, të punësuar në kuazi-institucionet e tyre. Nga viti në viti aty kanë ardhur përfaqësues gjithnjë e më të “rëndësishëm” të kuazi-institucioneve shqiptar, dhe atë të shoqëruar nga kryetradhtarë nga Qeveria e Serbisë, shkruan portali KM Novine, raporton Express.

Kështu rendi i erdhi edhe atij për të cilin askush nuk do të mund të kishte përfytyruar që do të vintë. Gjë që në filmat kriminalistik do të cilësohej si “kthim në vendin e krimit”. Por, ky nuk është film, por se drejtohet nga mentorët amerikanë. Kjo vërehej qartë në deklaratën e Thaçit kur thotë se “lutet” për të gjitha viktimat./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...