Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti pas vizitës që ka bërë në fshatin Dobrajë, ku ka vizituar stallën e Haki Bahtirit të cilën është përfshire nga zjarri, Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët Lipjanas që të ketë më shumë kujdes në këto temperatura të larta.
“Duke marrë parasysh edhe faktin se po kalojmë me një periudhë, kur ka ngritje të temperaturave, dhe kur mund të kemi ngritje të numrit të rasteve të tilla nga zjarri, si dhe disa raste të tjera specifike , kërkojmë kujdes të shtuar, nga gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit.” thuhet në njoftim nga Komuna e Lipjanit. LN


