Ja çfarë deklaroi Gruevski pas daljes nga Gjykata Penale

PUBLIKUAR

Siç njoftuam më herët, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sot u thirr në gjykatë për t’u marrë në pyetje, në lidhje me lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, ku ai është njëri ndër të dyshuarit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrja në pyetje e liderit të OBRM-PDUKM-së ka zgjatur më pak se një orë. Pas daljes nga Gjykata Penale, Gruevski ka deklaruar:

“Sot u thirra në gjykatë sepse Katica Janeva ka dyshuar se do ta lëshojë vendin dhe se nuk do të paraqitem në gjykatë. Nuk e di nëse dikush beson në diçka të tillë, apo është veç dëshirë e porositësve të Janevës. Njeriu që tha se nuk e njeh gjykatën është i vetëdijshëm për rejtingun e tij dhe mbështetjen nga populli, prandaj nëpërmes kontrollit që e ka në PSP tenton që mua dhe bashkëpunëtorët e mi të na paraqesë sikur është ai vetë”

SHIKO MË SHUMË

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...