Ja 10-shja e parë e Bllokut nëse shkohet në zgjedhje

PUBLIKUAR

ja-10-shja-e-par-euml-e-bllokut-n-euml-se-shkohet-n-euml-zgjedhje_hd

Partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, e që janë bërë bashkë pas zgjedhjeve, nuk do ta kenë të lehtë t’i hyjnë një procesi të parakohshëm zgjedhor me një listë të përbashkët.

Më të lehtë, pritet ta ketë Partia Demokratike të Kosovës, e cila tashmë ka deklaruar se në zgjedhje të reja do hynte në koalicion me AKR-në, PD-në dhe me minoritetet. Dilema në secilin rast mbetet se kush do t’iu prijë listave të këtyre dy blloqeve në rast të shkuarjes në zgjedhje, shkruan gazeta Tribuna.

Por nëse Blloku hyn në zgjedhje bazuar në marrëveshjen e arritur për krijimin e institucioneve të reja, atëherë listës do t’i printe i nominuari i këtij Blloku për kryeministër, Ramush Haradinaj, i pasuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Lufta për vendin e tretë do të zhvillohej në mes të Fatmir Limajt dhe Vjosa Osmanit. Pjesë e dhjetëshes së parë pritet të jenë edhe Sabri Hamiti, Blerim Shala, Ismet Beqiri, Jakup Krasniqi, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti. Mirëpo, për nënkryetarin e AAK-së, Ahmet Isufi, përpilimi i listave nuk do të paraqiste aspak problem për Bllokun. Sipas tij, Blloku është duke punuar në jetësimin e marrëveshjes për krijimin e institucioneve të reja, por nëse vendoset për zgjedhje, atëherë Blloku do të hyjë i bashkuar. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...