Izraeli ka thënë se marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara nuk janë dëmtuar nga pohimet se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndau informata të ndjeshme me Rusinë, të cilat i kishte siguruar pikërisht nga inteligjenca e Izraelit.
“Izraeli ka besim të plotë në marrëdhëniet tona për ndarjet e informatave me Shtetet e Bashkuara,” ka thënë ambasadori izraelit në SHBA, Ron Dermer, transmeton Express.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë po refuzon të komentojë rreth lajmeve se Izraeli ishte burim i informatave sekrete të siguruara nga SHBA-ja.
E Trump e ka mbrojtur të drejtën e vet për të ndarë materiale të ndjeshme me tjerët rreth terrorizmit.
Trump do ta vizitojë Izraelin javën që vjen.
Informatat, në lidhje me përdorimin e laptopeve në aeroplanë, ishin siguruar nga një partner i SHBA-së, i cili nuk i kishte dhënë leje Amerikës që t’i ndante ato me Rusinë, raportoi dje Washington Post, përcjell Express.
Trump e priti Lavrovin në Zyrën Oval javën që shkoi.
Në bisedë me ministrin e Jashtëm të Rusisë dhe ambasadorin rus Sergei Kislyak në Zyrën Ovale, presidenti zbuloi detaje që mund të çojnë në demaskimin e një burimit të informacioneve, thanë zyrtarë amerikanë për Washington Post dhe New York Times.
Diskutimi kishte të bënte me plotin e ISIS-it. Raportohet se presidenti zbuloi specifikat e komplotit, me theks të veçantë në përdorimin e laptopeve në aeroplanë dhe qytetin nga i cili kërcënimi ishte detektuar. /Express/


