Komuna e Jerusalemit ka propozuar ndërtimin e 500 shtëpive tjera banimi në një zonë të qytetit të aneksuar nga Izraeli pas luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.
Qeveria e Izraelit ende nuk e ka konfirmuar këtë, por Franca e ka dënuar propozimin, transmeton Express.
Ky propozim është i parë që nga zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së, të cilët djathtistët e Izraelit presin se do të jetë shumë më përkrahës se Barack Obama i ndërtimeve të vendbanimeve izraelite në territoret e okupuara palestineze.
Uashingtonit ka qenë kritik i madh i ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.
Shumica e shteteve të botës i shohin si të jashtëligjshme të gjitha vendbanimet izraelite në token e okupuar që palestinezët i kërkojnë t’i kenë nën shtetin e vet./Express/


