Izraeli përforcon mbrojtjen antiraketore pas rritjes së tensioneve në Gaza

PUBLIKUAR

Izraeli ka rritur numrin e baterive të sistemit të mbrojtjes kundërraketore pas rritjes së tensioneve me luftëtarët palestinezë të Rripit të Gazas, sipas medias lokale.

Radioja e Izraelit njoftoi sot se “ushtria izraelite është vendosur në një nivel më të lartë alarmi dhe bateritë ‘Iron Dome’ janë vendosur në qendër të Izraelit nga frika e sulmeve me raketë”.

Izraeli dhe luftëtarët me qendër në Gaza, grupi Xhihadi Islamik, kanë këmbyer kohët e fundit kërcënime, ku Xhihadi Islamik betohet për hakmarrje pasi ushtria izraelite shkatërroi një tunel në kufij të Rripit të Gazas këtë muaji, duke vrarë 12 persona përfshirë 10 luftëtarë të grupit, përcjell Atsh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për hakmarrje, duke u shprehur se çdo sulm kundër Izraelit që vjen nga Rripi i Gazas do të përballet me një përgjigje të ashpër.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...