Izraeli për armët kimike: Njerëzimi nuk mund të tolerojë më

PUBLIKUAR

Pas sulmeve ajrore në Siri, Izraeli ka lëshuar një deklaratë të dytë.

Izraeli i ka cilësuar sulmet ajrore të SHBA’së, Britanisë dhe Francës, si “sinjal i rëndësishëm: për Iranin, Sirinë dhe grupin militant libanez Hezbollah.

“Përdorimi i armëve kimike kalon një vijë të kuqe që njerëzimi nuk mund të tolerojë,” tha Yoav Gallant, një anëtar i kabinetit të sigurisë të Kryeministrit, Benjamin Netanjahu.

“Sulmi amerikan është një sinjal i rëndësishëm për aksin e së keqes – Irani, Siria dhe për Hezbollahu,” shtoi ai, transmeton Express.

Ka pasur shqetësime të shprehura në mesin e figurave të sigurisë të nivelit të lartë në Izrael që vendi mund të caktohet nga Irani, Siria ose përfaqësuesi i Iranit, Hezbollah, pas sulmeve amerikane.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...