Izraeli paralajmëron: Do ta përdorim të gjithë forcën shkatërruese nëse shpërthen lufta me Libanin

PUBLIKUAR

Izraeli do ta përdorte të gjithë fuqinë e vet që nga fillimi i çfarëdo lufte të re me grupin militant libanez, Hezbollah, ka thënë sot shefi i Forcave Ajrore të Izraelit, Amir Eshel, duke dhënë një paralajmërim të fuqishëm një dekadë pas konfliktit të tyre të fundit.

Në konferencën vjetore të sigurisë afër Tel Avivit, gjenerali Eshel ka thënë se përmirësimet në sasi dhe cilësi në forcat ajrore që nga lufta e vitit 2006 me Libanin, nënkuptojnë se Izraeli mund ta kryejë për dy apo tri ditë numrin e bombardimeve që e kishte kryer për 34 ditë lufte në vitin 2006, transmeton Express.

“Nëse lufta shpërthen në veri, ne do të nisim me gjithë fuqinë që nga fillimi,” ka thënë ai.

Politikanët dhe gjeneralët izraelitë shpesh kanë folur rreth qëllimit të tyre për ta goditur fort Libanin nëse nis një luftë e re, në përpjekje për ta frenuar Hezbolahun.

Në vitin 2014, Eshel pati thënë se në një konflikt tjetër sulmet izraelite do të ishin 15 herë më shkatërruese për Libanin se në vitin 2006./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...