Iu iku aeroplani, kompania kërkoi nga udhëtarët e panjohur që të flenë në të njëjtin shtrat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Një kompanie të fluturimeve i është kërkuar të kërkojë falje pasi ua ofroi një dhomë hoteli me një shtrat dy personave që nuk e njihnin njëri-tjetrin. Atyre iu bë kjo ofertë pasi u vonuan dhe iu iku aeroplani.

Elizabeth Coffi Tabu, 71 vjeçe, duhej të kthehej në Paris pasi kishte qëndruar për një muaj te familja e saj në Kanada. Sidoqoftë, kur asaj i iku fluturimi në Montreal, kompania i ofroi asaj qëndrim në një hotel së bashku me një udhëtar tjetër, një burrë 35 vjeç, të cilin nuk e kishte takuar kurrë në jetë.

Vajza e saj tha para gazetarëve: “Nëna ime i tregoi kompanisë se nuk e njeh atë burrë dhe se ai nuk ishte bashkëshorti i saj, por ata i kishin thënë se kanë vetëm një dhomë”. Ajo shtoi se nëna e saj kishte vështirësi, sepse lëvizte me karrocë pas trajtimit për sëmundjen e kancerit.

Pasi pa se dhoma kishte vetëm një shtrat, burri i panjohur ishte treguar i gatshëm të flejë në kolltuk.

“Ai ishte një zotëri i vërtetë, por unë sigurisht se nuk u ndieva rehat duke e kaluar natën me një burrë që ishte dyfish më i ri se nëna ime dhe tërësisht i panjohur për të”, shtoi vajza e plakës.

Pas disa orësh, vajza e saj arriti ta rezervojë një dhomë tjetër për nënën e saj, të cilës kompania ia kishte dhënë dy pagesa prej 10 dollarësh për ushqim dhe një ulëse me më shumë hapësirë për shkak të nevojave të veçanta, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...