“Italisë nuk po i pritet për ndeshjen me Austrinë”

PUBLIKUAR

Giovanni Di Lorenzo ka siguruar se Italisë nuk po i pritet për ndeshjen me Asturinë në Euro 2020.

Të shtunën, nga ora 21:00, Italia do të përballet me Austrinë ku do të kërkojë kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Italia po tregon paraqitje mbresëlënëse dhe është favorite në atë ndeshje.

“David Alaba është lojtari i tyre më i rëndësishëm”, tha mbrojtësi i Napolit.

“Austria është ekip fizik, bëjnë presion, por ne jemi gati, jemi Italia dhe shkojmë për të fituar. S’mund të presim për atë ndeshje”, tha ai.

“Sido që të jetë, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë në këtë garë, ende s’kemi arritur asgjë, ka shumë ekipe që po bëjnë mirë. Besojmë se Franca dhe Belgjika mund të shkojnë gjithashtu deri në fund”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...