Italia i mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet shkaku i koronavirusit

PUBLIKUAR

Qeveria italiane ka marrë vendim që t’i mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend për dy javë si masë për parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raportoi se ky vendim u mor gjatë takimit të kryeministrit Giuseppe Conte, me kabinetin e ministrave.

Deri më tash, nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 79 persona, duke e bërë atë vendin e tretë në botë për numrin e viktimave pas Kinës dhe Iranit.

Autoritetet italiane më parë kishin marrë vendim për mbylljen e shkollave vetëm në rajonet veriore, ku kishte më shumë raste, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, tha të mërkurën se qeveria ka gjasë të japë urdhër që ndeshjet e futbollit dhe ngjarjet tjera sportive të zhvillohen pa shikues.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...