Italia e bën me pagesë hyrjen në disa nga plazhet më të bukura

PUBLIKUAR

Vizitorët së shpejti do të jenë të detyruar të paguajnë para për të hyrë në plazhet më të bukura të Sardenjës. Me këtë vendim autoritetet po shpresojnë se do t’i luftojnë dëmet e shkaktuara nga numri i madh i njerëzve që po i vizitojnë këto plazhe.

Plazhi “La Pelosa” në Stintino, në veriperëndim të Sardenjës, është përshkruar si “rriskë nga parajsa” dhe tërheq mijëra turistë çdo vit. Megjithatë, përmes hulumtimeve mjedisore është vërtetuar se numi i madh i njerëzve që po i vizitonë plazhet po e kërcënojnë këtë ekosistem.

Kjo e ka shtyrë kryetarin e qytetit Stintino, Antonio Diana, që ta bëjë me pagesë hyrjen në plazhe dhe të vendosë një kufi prej 1500 njerëzve në ditë që mund t’i vizitojnë ato gjatë verës.

Ai tha në një mbledhje të këshillit se këto masa fillimisht do të përdoren si pjesë e një pilot-projekti testues. “Paratë e mbledhura nga kjo pagesë do të përdoreshin për mbikëqyrje dhe mirëmbajtje të plazheve”, tha ai.

Për më tepër, Francesca Demontis, këshilltare lokale për turizëm, tha se është e bindur që këto masa do të japin një rezultat të mirë.

Autoritetet lokale në të kaluarën kanë marrë edhe masa të tjera për mbrojtjen e këtyre bukurive natyrore, përfshirë ndalimin e pirjes së duhanit në plazh dhe ndalimin e tregtarëve të plazhit. Ata që marrin rërë nga këto plazhe dënohen me gjobë deri në tre mijë euro, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...