Itali vs Angli, janë takuar 13 herë gjatë historisë – statistika shokuese

PUBLIKUAR

Itali vs Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian. Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, atje ku do të përballet me Italinë, që të martën e eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive, raporton Gazeta Express.

Finalja e “Euro 2020”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00, do t’i vë përballë dy vende që e njohin shumë mirë njëra tjetrën dhe gjatë historisë janë përballur plot 13 herë.

Italia ka qenë shumë më e mirë se Anglia, duke fituar më shumë takime në përballjet mes tyre.

Shtatë herë ka triumfuar Italia, dy herë Anglia dhe katër herë janë ndarë baras.

Se si do të rrjedhin gjërat në finalen e së dielës, mbetet të shihet pas pak ditësh, ku edhe do të kurorëzohet kampioni i ri i Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...