Isufi i bindur: Haradinaj bëhet kryeministër

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se koalicioni PAN, pjesë e të cilit është partia e tij, do ta krijojë qeverinë e re të vendit.

Ai ka thënë në RTV Dukagjini se kandidati i PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinaj, do të mbështetet nga deputetët e partive të tjera që do të përfaqësohen në Kuvendin e ri, përkundër mohimeve nga aktorë të caktuar se një gjë e tillë do të ndodhë.

Isufi ka thënë se në Kosovë është dëshmuar se nuk ka ‘jo’ përfundimtare dhe ‘kurrë’.

 

“Është vërtetuar, gjatë të gjitha mandatave, që ka pasur deklarata shuë anti, por në fund interesi i qeverisë, interesi i lidhur për interesat e mëdha të vendit, për kauzat e Kosovës, edhe në lidhje me angazhimin ndërkombëtar, janë arritur pajtime që janë dukur në fillim të pamundshme”, është shprehur Isufi, raporton Gazeta Express.

“Tabutë janë thyer qysh herët, janë thyer që në qeverinë e parë, kur zoti Haradinaj ka bërë koalicionin me Rugovën, që atëherë ka qenë bukur, shikuar në atë rrethana që kanë ekzistuar, i pamundur. Por, megjithatë, është bërë…”, ka thënë Isufi

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...