Ismet Krasniqi kryetar i ri i Komitetit Olimpik të Kosovës

PUBLIKUAR

Besim Hasani nuk është më president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Postin e tij nga tash do ta zë Ismet Krasniqi, shkruan Demokracia.com.

Ai sot është zgjedhur president i KOK-ut në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur në hotelin “Emerald”.

Krasniqi fitoi garën ndaj dy kandidatëve, Besim Hasani e Linda Shala të cilët gjithashtu pretendonin këtë post.

Krasniqi mori 53 vota, kurse la prapa Besim Hasanin që 41 vota. Linda Shala arriti të fitojë vetëm 11 vota në garë për kryetare të KOK-ut.

Të kujtojmë se Besim Hasani postin e të parit të KOK-ut e mbante tash e 25 vjet. /Demokracia.com

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...