Nga Ismail Rexhepi
Beteja për bukën e motmotit tashmë ka përfunduar në shumë komuna të vendit.Kështu,sipas të dhënave që i kemi marrë nga tereni të dielën,shihet se kjo betejë ka përfunduar në shumë komuna të Kosovës.Nga bisedat me bujë mësojmë se rendimentet ishin të kënaqshme, mirëpo,ata kanëmbetur të zhgënjyer me cmimin e grurit që e ka sot.
Ismail Rexhepi
Më 23 korrik 2017.- “Unë prej një hektari me grurë sivjet kam marrë mbi 5 mijë kilogramë grurë,apo thënë saktësishi 5.660 kg.grurë për një hektarë.Dua të potencojë se rendimentet ishin edhe më të larta.mirëpo,grunajat I pat dëmtuar shumë dimri që kishte temperature siberiane.Mirëpo,deshi Zoti që në pranverë kishte shira të mjaftueshme të cilat ndikuan në ringjalljen e bimës së grurit.Po,me rendimente jemi të kënaqur këtë vitit,mirëpo,me cmimin e grurit asesi.Merreni me mend vetëm një shembull,një përson që ka vetëm dhjetë pula të fshatit i merrë një mijë kilogramë grurë.Vallë,a nuk është kjo neveritëse e cila edhe na shtyn që më kurrë të mos mbjellim grurë,na tha me një ton nervoze bujku më I dalluar,njëherit edhe veteran I arsimit,Nazmi Hajrizi nga fshati Bujari i komunës së Lipjanit.Për të parë gjendjen në teren rreth fushatës së korrje-shirjeve u gjendëm edhe nëdisa fshatra të komunës së Ferizajt.Kështu,bujku nga fshati Cërnillë i komunës së ferizajt,Hajrush Bajrami na tha se nga 70 arë me grurë të korrur kamë marrë 3.600 kg. grurë.Nuk mund të themi se nuk jam I kënaqur me rendimentin,mirëpo,jamë shumë I revoltuar me cmimin që ka sot gruri.Prandaj,kjo do të ndikojë që më most ë mbjelli fare grurë,na that ë dielën,Hajrush Bajrami nga fshati Cërnillë I komunës së Ferizajt.
Edhe në rajonin e Gollakut ku u gjendëm sot ,mësuam nga bujqit se fushata e korrje-shirje ka përfunduar gjatë kësaj jave.Nuk mund të themi se jemi të kënaqur me rendimentet e grurit,mirëpo bazuar me terenin të të cilin gjendemi nuk është edhe keq.Në këtë rajon të gjitha kulturat janë më të vona se fshatrat e rrafshit.Por,sido coftë beteja bër bukën e motmotit ka bërfunduar edhe në trevën e Gollakut,ndërsa rezultatet janë ashtu sic edhe i kemi pritur,ka pohuar mes tjerash bujku I vyer nga Keqekolla e Prishtinës,Habib Ramadani.


