Një britaneze, që po luftonte kundër ISIS së bashku me një grup ushtarak gjithëpërfshirës është vrarë në Siri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
26-vjeçarja, Anna Campbell, vdiq në Afrin.
Ajo është gruaja e parë britanike e njohur që ka vdekur në Siri me grupet YPG ose YPJ.
Campbell thuhet se la luftën kundër grupit terrorist në Deir ez-Zor, për të mbrojtur Afrin, që është bombarduar nga forcat turke që kanë sulmuar kurdët, përgjatë kufirit verior të Sirisë.
Ajo besohet të jetë vrarë pasi u godit nga një raketë turke gjatë udhëtimit me anëtarët e tjerë të YPJ më 15 mars.
Babai i saj, Dick Campbell,tha për BBC: “Ajo donte të krijonte një botë më të mirë dhe për këtë do të bënte gjithçka që mundej.”
Ai deklaroi se kishte paralajmëruar vajzën se po vinte jetën e saj në rrezik dhe kishte tentuar që disa herë ta bindte që të kthehej, mirëpo, ajo ishte e vendosur./Express


