ISIS sulmon qytetin Kirkuk të Irakut

PUBLIKUAR

Militantë të armatosur kanë sulmuar objektivat qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut

 

Zyrtarë të sigurisë thanë se sulmuesit kanë pasur të veshur jelekë me eksplozivë dhe kanë sulmuar selinë e policisë, pika të kontrollit dhe patrulla të policisë.

Dëshmitarët kanë thënë se një varg shpërthimesh kanë goditur qytetin dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se qëndron prapa këtij sulmi, i cili vjen në kohën kur forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të, kanë nisur një ofensivë për të çliruar qytetin e Mosulit.

Guvernatori i Kirkukut, Nijamdin Karik është cituar të ketë thënë se militantët nuk kanë marrë nën kontroll asnjë ndërtesë qeveritare.

Nuk ka pasur, menjëherë, raportime për viktima nga ky sulm.

Ndërkaq në Dibis, që është në provincë e Kirkut, sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një central elektrik të ndërtuar nga një kompani iraniane, duke lënë të vdekur 16 persona, përfshirë irakianë dhe iranianë. (REL)

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...