ISIS po kryen gjenocid ndaj të krishterëve në Mosul

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Në tokat biblike të Irakut, krishterimi është në rrezik prej ISIS-it. Për ndjekësit e këtij besimi në qytetin verior të Bartella-s, jeta që kishin njohur deri atëherë, ndaloi brutalisht verën e vitit 2014.

Shteti Islamik u ul këmbëkryq në zonë ku vuri nën sundimin e tij Mosulin, qytetin e dytë dhe dikur më të shumëllojshëm të vendit. Shtëpitë e të krishterëve u shënuan me ekuivalentin arab të shkronjës “N” , e para e fjalës përçmuese “Nazarene”.

Altoparlantët e xhamive të Mosulit gjëmonin ultimatumet e xhihadistëve gjakësore: largohuni deri në 19 korrik nëse doni të shmangni vdekjen, ose përballuni me konvertimin e detyruar në fenë islame.

Eksodi i shtyrë prej tmerrit zbrazi qytetin nga të krishterët, jazidit dhe minoritetet e tjera fetare. Një dekadë më parë, në Mosul jetonin 35.000 të krishterë. Sot numërohen vetëm 20 apo 30 vetë. Të shumtë ishin ata që braktisën shtëpitë e tyre në Bartella e u larguan me rrobat e trupit të shpëtonin kokën.

Priftërinjtë që kanë folur me disa prej këtyre njerëzve, kanë dëgjuar prej tyre histori konvertimesh të detyruar, rrahjesh mizore, përdhunimesh e vrasjesh. Në fushat biblike të Nineveh-së, të krishterët, thotë CNN, e gjeten veten duke jetuar si refugjatë. Territori i pushtuar nga ISIS-i është i izoluar prej botës së jashtme, por përhapjen e fjalëve mbi egërsinë e tij dhe fushatën e shkatërrimit të monumenteve e zonave historike, grupi militant nuk arriti ta ndalonte, transmeton tch.

Një prej objekteve të vyera të kultit të kthyera në gërmadhë ishte manastiri 1.400 vjeçar i Shën Elijas pranë Mosulit, më i vjetri i krishterë në Irak.

Nuk ishte e vështirë për besimtarët e kësaj feje të kuptonin se Shteti Islamik kërkon çrrënjosjen e komunitetit të krishterë autokton të vendit e fshirjen e çdo gjurme të civilizimit të tij 2.000 vjeçar, ndaj dhe nuk çuditet që ashtu si për jazidit, bota edhe për ata po e përdor termin “gjenocid”.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...