ISIS ofertë 1 milion dollar për personin që e vret vajzën që e la fakultetin për të luftuar kundër militantëve të saj

PUBLIKUAR

Raportohet se ISIS-i është duke ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për vrasjen e vajzës kurde nga Danimarka, e cila në vitin 2014 hoqi dorë nga studimet universitare për të luftuar kundër këtij grupi terrorist në Siri dhe Irak.

Joanna Palani, 23-vjeçare, momentalisht është në burg duke e pritur gjykimin në Kopenhagën, për akuzat se ishte larguar nga vendi përkundër se e kishte të ndaluar të largohej për 12 muaj në qershor të vitit 2015, transmeton Express.

Dhe, nëse shpallet fajtore, Joanna mund të dënohet deri me dy vite burg, në bazë të ligjeve të reja të hartuara për ta frenuar shkuarjen e luftëtarëve të ISIS-it nga Danimarka në Lindja e Mesme.

“Si mund të përbëj kërcënim ndaj Danimarkës dhe vendeve tjera duke qenë ushtare në një ushtri zyrtare që trajnohet nga Danimarka dhe në mënyrë të drejtpërdrejt e përkrah luftën kundër ISIS-it?” pati shkruar Joanna në Facebook, pak pasi që autoritetet daneze ia kishin konfiskuar pasaportën.

Ajo do të dalë në gjyq më 20 dhjetor, raportojnë mediat daneze./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...