ISIS-i shkatërron xhaminë historike të Mosulit

PUBLIKUAR

Xhamia 800-vjeçare e Mosulit u shkatërrua nga militantët e ISIS-it

Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se militantët e “Shtetit Islamik” kanë hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose “gungë” , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali, shkruan REL.

Udhëheqësi i “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e “kalifatit islamik”.

“Shteti Islamik”, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.

Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e “Shtetit Islamik” qysh në vitin 2014 dhe forcat irakiane janë duke luftuar për rikthimin e tij.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...