Militantët e Shtetit Islamik kanë shkrepur një raketë në veri të Sirisë e cila ka shkaktuar simptoma të ekspozimit të gazit kimik ndaj 22 rebelëve sirianë, mediat turke e kanë cituar sot ushtrinë e Turqisë të ketë thënë.
Sulmi i pa pasur për cak rebelët që mbështeten nga Turqia, të cilët që disa ditë janë duke e rrethuar qytetin që kontrollohet nga ISIS-i, al-Bab
Ky qytet është një synim i madh në operacionin e Ankarasë “Mburoja e Eufratit”, për t’i larguar xhihadistët nga pjesa siriane e kufirit turk.
Sipas agjencisë turke të lajmeve, Anadolu, militantët e ISIS-it hedhen raketën në zonën e quajtur Haliliye.
Ushtria turke nuk ka treguar në mënyrë specifike se ku ka ndodhur sulmi./Express/


