Militantët e Shtetit Islamik (ISIS), e kanë rimarrë sot nën kontrollin qytetin e lashtë sirian, Palmyra, me gjithë sulmet ajrore të Rusisë për t’i ndalur ata.
E mbështetur nga sulmet ajrore ruse, ushtria siriane e kishte rimarrin kontrollin në Palmyra nga ISIS-in në muajin mars të këtij viti, transmeton Express.
Por, ditëve të fundit, militantët kanë avancuar në mënyrë të qëndrueshme brenda qytetit.
Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër dhe Grupi Bashkërendues i Palmyras, kanë thënë se militantët e ISIS-it janë futur brenda qytetit duke luftuar, duke i detyruar forcat qeveritare të tërhiqen dhe të shkojnë drejt jugut.
Sot në mëngjes, Rusia pohoi se i kishte detyruar militantët të largoheshin nga Palmyra, duke thënë se kishte kryer 64 sulme ajrore, në të cilat 300 militantë ishin vrarë.
Por, disa orë më vonë, aktivistët thanë se ISIS-i e ka rimarrin kontrollin në qytet./Express/


