ISIS emëron udhëheqësin e ri pas vdekjes së Abu Bakr Al Bagadi

PUBLIKUAR

Pesë ditë pas vdekjes së ish-kreut Abu Bakr Al Bagadi në një bastisje amerikane, grupi ekstremist ISIS ka emëruar udhëheqësin e tij të ri.

Zëdhënësi i ri i grupit Abu Hamza Al Kurejshi e konfirmoi të enjten emërimin e Abu Ibrahim Al Hashimi Al Qurayshi si udhëheqës i grupit, shkruan Indeksonline.

 

 

Njoftimi është bërë nga një mesazh audio postuar në kanalet e ISIS në aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram.

Al Bagadi vrau veten duke përdorur një jelek shpërthyes gjatë një operacioni amerikan në Barisha, Siri.

Mesazhi audio paralajmëroi SH.B.A. që të mos gëzohen me vrasjen e udhëheqjes së saj, dhe pretenduan se grupi do të vazhdojë të veprojë jashtë Lindjes së Mesme./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...