ISIS dënon me vdekje 5 krerë të tij

PUBLIKUAR

rupi terrorist ISIS në qytetin Ane të provincës Anbar ka dënuar me vdekje 5 krerë të tij.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam, sipas të cilës Katri Abidi, komandat i forcave nomade në provincën Anbar, njoftoi se këta 5 krerë të ISIS janë dënuar me vdekje nën akuzën e neglizhencës së tyre në përballje me forca irakiane.

Forcat e ushtrisë irakiane, të mbështetur nga forcat popullore nomade dhe komandot speciale kanë sulmuar bastionet e ISIS duke vrarë të paktën 30 prej tyre në provincën Anbar.

Rreth dy javë më parë në jug të zonës Ramadi në provincën Anbar është gjetur një varr masiv me trupat e 40 pjesëtarëve të ISIS. Vlen të theksohet se shumë terroristë të ISIS pas largimit të tyre nga zonat e çliruara të provincës Anbar janë larguar në drejtim të zonave shkretinore së kësaj province ku dhe kryejnë sulme terroriste./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...