Ishte paralajmëruar shumë kohë më parë, Nissan Z më në fund është kapur duke u testuar

PUBLIKUAR

Afro dhjetë vite, pas lansimit të modelit të tanishëm

Modeli 370Z është lansuar afro dhjetë vite më parë, ndërsa ende është duke u kërkuar në treg, mirëpo një model i ri, do ishte më se i nevojshëm, transmeton Telegrafi

Këtë e ka kuptuar Nissan dhe ka bërë të ditur, se do të fillojë punën që të integrojë në këtë model, modernizimet e nevojshme të kohëve të fundit.

Derisa kohë më parë ishte paralajmëruar se do të fillojë testimi, më në fund të kapur duke u testuar, me shtresa të mëdha kamuflazhi.

Në shikim të parë, ngjanë si një 370Z, mirëpo nëse shikohet me kujdes, pjesa e përparme e Nissan Z ka disa hapje shumë interesante në pjesën e përparme.

Hapjet e mëdha, tregojnë se do të mundësojë ajrosje sa më të madhe, duke lënë të kuptohet se do të ketë motor më të madh për ta ftohur. Madje, mund të jetë edhe hibrid, apo hibrid i elektrifikuar.

Sikur të mos jetë motor hibrid, mund të jetë një 3.0 litra V6, që është vendosur te Infiniti Q50 dhe Q60.

Versioni Red Sport i 370, mund të arrijë deri në 400 kuaj fuqi, derisa në modelin e ri, kjo fuqi mund të jetë edhe më e lartë. Pjesa e pasme, është krejtësisht e njëjtë me 370Z, përfshirë edhe gypat për nxjerrjen e gazrave.

Testimi i Nissan Z, duket se do të vazhdojë për një kohë, pasi nuk ka plane të tanishme për lansim, në mënyrë që të jetë një makinë sa më e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...