Ish-ushtari i UÇK-së, Murat Mehmeti: Kemi mundur ta kemi Kosovën më të mirë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ish-ushtarë të UÇK-së, Murat Mehmeti, në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova, në urimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndër te tjera tha duhet të jemi më të bashkuar dhe të punohet për shtetin.

Ai gjithashtu tha se kemi mundur që të kemi Kosovën më të mirë, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi menduar që duhet të jetë edhe më mirë, kemi pasur mundësi, i kemi pasur të gjithë parametrat që të jetë më mirë, më të zhvilluar, më të bashkuar. Ne shqiptarët duhet të jemi të bashkuar e të punojmë për shtetin, ashtu siç na ka hije”, u shpreh tutje

 

Mehmeti tutje e ka konsideruar edhe si mungesë të madhe mungesën e krerëve të UÇK-së.

“Për të gjithë shqiptarët që kanë një pikë gjaku, që mendojnë që jemi shqiptarë të vërtetë, është një mungesë e madhe. Ata kanë dhënë gjithçka për këtë vend, e tani ata të jenë mungesë në këtë vend është mëkat i madh, është një mungesë e madhe”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...