Ish-presidenti i FIFA-s ishte në komë për më shumë se një javë

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatters ka qenë në komë artificiale për më shumë se një javë, por sipas vajzës së tij, ai tani ka dalë nga kujdesi intensiv.

84-vjeçari doli pozitiv me koronavirus në nëntor të vitit të kaluar dhe me sa duket i mbijetoi mirë virusit. Sidoqoftë, pas një operacioni në zemër në dhjetor, gjendja e tij u përkeqësua.

“Ai po bën përparim çdo ditë. Përparim i vogël, por i vazhdueshëm. Se ai ishte në gjendje të largohej nga njësia e kujdesit intensiv është një shenjë shumë e rëndësishme psikologjike. Mjekët janë të kënaqur me gjendjen e tij. Por rruga e kthimit është ende një rrugë e gjatë” – u shpreh vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.

Blatter ishte president i FIFA-s nga viti 1998 e deri në vitin 2015, duke e udhëhequr institucionin më të madh të futbollit në botë për 17 vite rresht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...