Ish-presidenti Bush shtrohet në Intensivë

PUBLIKUAR

Një zëdhënës i ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush, ka bërë të ditur se Bush, në spital që nga e shtuna, është shtruar tani në repartin e përkujdesjes intensive, për të trajtuar një problem me frymëmarrje nga pneumonia.

Zëdhënësi Jim McGrath ka thënë se edhe bashkëshortja e Bushit, Barbara, është shtruar në Spitalin Metodist të Hjustonit, pasi ka nisur të përjetojë lodhje dhe kollitje, transmeton Gazeta Express.

McGrath ka bërë të ditur se ish-presidentit 92-vjeçar i është bërë anestezia, për një procedurë për mbrojtjen dhe pastrimin e rrugëve të tij të frymëmarrjes.

Ai është në gjendje stabile dhe po pushon rehat, ka njoftuar zëdhënësi.

Barbara Bush është 91-vjeçare. Çifti ka shënuar përvjetorin e 72’të të martesës më 6 janar. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...