Ish portieri, Arsenalit, Lehmann: Tifozët tani janë penduar që kërkuan largimin e Wengerit

PUBLIKUAR

Ish portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është i bindur që tifozët tani janë penduar për largimin e Arsene Wenger.

Lehmann beson se arritjet e Wenger u hodhën poshtë shumë shpejt nga tifozët e Arsenalit.

+

“Tifozët po thërrisnin të gjithë që Wenger të largohej, por ata tani mund ta shohin se ai ishte më i suksesshëm sesa ata që e kanë zëvendësuar atë, kështu që ata ndoshta dëshirojnë që ta rikthejnë atë”.

“Stili i futbollit ishte gjithmonë i mirë me Wengerin, filozofia e ekipit ishte e qartë”.

“Në fund të fundit, rezultatet nuk ishin aq t3ë mëdha sa ishin kur unë isha atje, por mënyra se si ata luanin ishte gjithmonë argëtuese”.

“Tani nuk e di se çfarë po përpiqen të arrijnë. Arsenali prodhon vetëm rezultate mesatare, mund të them”.

“Klubi është një markë e madhe në futboll dhe Arsenali është zhgënjyes për momentin. Ndoshta duhet t’u japim atyre pak më shumë kohë për të ndryshuar drejtimin”.6

“Kur shikoni renditjen tani dhe shoh Arsenalin në pozitën e 15-të? Kjo është më e keqja që kam parë nga skuadra për aq kohë sa më kujtohet”, ka thënë Lehmann për Sunday World. /Telegrafi /

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...