Sulmuesi i Cardiff Cityt, Emiliano Sala, ishte duke udhëtuar nga Franca në Angli me një model të aeroplanit privat, i cili është rrëzuar në plot 160 raste të tjera. Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me aeroplanin në të cilin gjendej argjentinasi, pasi që ata janë ende të zhdukur.
Policia e Francës dhe klubi Nantes e konfirmuan dje se Sala ishte njëri ndër dy personat të cilët kishin udhëtuar me atë aeroplan mbrëmë. Aeroplani u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën në Casquets, transmeton Gazeta Express.
Eksperti i fluturimeve dhe ish-piloti, Alastair Rosenschien, ka thënë se Sala nuk duhej të kishte udhëtuar me ato aeroplan, pasi që Piper Malibu e ka një rekord të tmerrshëm të tmerrshëm të aksidenteve. Ky lloj i aeroplanit është rrëzuar plot 160 herë, 55 herë rastet përfunduan me fatalitet.
“Është me të vërtet e rrezikshme të udhëtosh me një aeroplan të tillë që e ka vetëm një motor, veçanërisht natën dhe gjatë dimrit. Kur unë i bëra disa kërkime , ky lloj është rrëzuar plot 160 herë, 55 prej tyre ishin fatale”, ka thënë Rosenschien.
Kërkimi për ta gjetur Salan dhe bashkudhëtarin e tij u ndalën të martën në mbrëmje, ndërsa policia i filloi kërkimet përsëri dje. Policia beson se Sala dhe piloti mund të kenë shpëtuar, duke u futur në një varkë shpëtimi.
Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.
Kur e nisi udhëtimin për t’u kthyer te klubi i tij i ri, Sala i dërgoi mesazh miqve të tij duke i thënë se aeroplani ishte duke i bërë disa zhurma të çuditshme. Disa mediat angleze raportuan se aeroplani e kishte pasur të vështirë edhe të nisej dhe kishte provuar katër apo pesë deri sa më në fund ishte nisur.
Cardiff City e kishte zyrtarizuar transferimin e Salas nga Nandes për 17 milionë euro të shtunën dhe Sala ishte kthyer në Francë për t’u thënë lamtumirë ish-bashkëlojtarëve të tij para se ta fillonte pjesën e mbetur të sezonit me klubin e ri. /Gazeta Express/


