Ish-oficeri britanik për ngjarjen në veri: Ka shumë dëshmi se u organizua nga Serbia (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ish-oficeri i KFOR-it Adde Clewlow, e ka komentuar ngjarjen tragjike që ndodhi të dielen në Banjskë të Zveçanit.

Ushtaraku britanik tha në Klan Kosova se ka mjaft fakte se e gjithë kjo u organizua nga Serbia.

“Do të ketë informata të inteligjencës në terren që do ta pasqyrojnë situatën shumë më saktë dhe këto informacione duhet të përdoren për të bërë presion ndaj Serbisë, nëse vërtetë ka bullnet pa ta bërë këtë”, tha ai në Klan Kosova.

Të dielen si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist, në veri u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai u vra, pasi grupi terrorist shtiu në drejtim të njësive policore të cilët kishin shkuar për t’i larguar dy kamionë të cilët e kishin bllokuar rrugën/ Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...