Ish-kryepolici i Vlorës u vra pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët

PUBLIKUAR

Dy persona dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artificial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Çuku.

Tv Klan bën me dije se ekzekutori i Çukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë.

Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson.

Raportohet gjithashtu se Çuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët, ai kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.

Çuku është ekzekutuar pak pasi u nda nga gruaja dhe fëmijët të cilët ishin ngjitur për në banesë dhe ai i ishte drejtuar një marketi për të blerë.

Pas lirimit nga Policia, Çuku rezulton të ishte ortak i një policie private quajtur “Internacional Security Albania” e cila është themeluar në vitin 2010, shkruan “Panorama”.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po sekuestron dhe po këqyr në këto momente kamerat e 4 bizneseve, mes tyre kamerat e një supermarketi dhe një karburanti. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00 në “Rrugën e Kosovarëve”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...