Ish-kryeministrja Tymoshenko do të garojë për presidente të Ukrainës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Udhëheqësja e opozitës në Ukrainë, Yulia Tymoshenko, tha se planifikon të garojë për presidente në vitin 2019.

Në një video-konferencë në faqen e saj në Facebook, Tymoshenko tha se do të kandidojë “jo për të luajtur një lojë autoritare… por për të ngritur Ukrainën në këmbët e saj”.

“Zyra presidenciale për mua nuk është PlayStation, por një vend për të prezantuar ndryshimet reale, për të cilat vendi ynë ka nevojë”, tha Timoshenko, udhëheqëse e partisë opozitare Batkivshchyna (Atdheu).

Ajo shtoi se do të iniciojë një referendum për kushtetutë të re, nëse zgjidhet presidente.

“Do të propozoj një kushtetutë të re për Ukrainën, që do të jetë një marrëveshje e vërtetë publike midis qeverisë dhe popullit dhe do të demonopolizojë kompetencat e autoriteteve”, tha Tymoshenko.

Tymoshenko, në vitin 2010, i ka humbur zgjedhjet presidenciale nga kandidati pro-rus, Viktor Yanukovych, përcjell REL.

Ajo ka humbur edhe përballë presidentit aktual, Petro Poroshenko, më 2014.

Tymoshenko ka qenë kryeministre e Ukrainës nga viti 2007 deri më 2010.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...