Ish –Kryeministri maqedonas Buçkovski paralajmëron ankesë, pasi u dënua me 2 vjet burg

PUBLIKUAR

vlado-buckovski-565x317

Ish kryeministri dhe ministri i mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski, i cili dje u dënua nga gjykata me 2 vite burg për rastin e quajtur “pjesë të tankeve” tha se drejtësi do të kërkojë në gjykatën supreme.

“Shtatë vite me radhë po zgjatë ky proces, shtatë vite e kërkoj drejtësinë, por nuk mund ta gjejë. Më lehtë do të gjeja një gjilpër në mes të kashtës. Sidoqoftë, shpresa vdes e fundit, do ta kërkoj drejtësinë para instancave më të larta të gjykatave, në gjykatën supreme. Do të kërkoj ilaç juridik për rishikim të jashtëzakonshëm të gjykimit”, tha Buçkovski.

Ai akuzohet se ka bërë furnizime të tepërta të pjesëve rezervë të tankseve.

Përveç Buçkovskit dënim me dy vite burg kishte marrë edhe komandanti i shtatmadhorisë së Maqedonisë, Metodi Stamboliski.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...