Ish-këshilltari i Trumpit akuzohet se kishte dhënë “deklarata të rrejshme” në FBI për lidhjet me Rusinë

PUBLIKUAR

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Michael Flynn, akuzohet se në janar kishte dhënë deklaratë të rrejshme në FBI, sa i përket lidhjeve me Rusinë, raporton BBC.

Flynn ishte detyruar të jep dorëheqje, pasi kishte alarmuar Shtëpinë e Bardhë lidhur me pretendimet për takime me ambasadorin rus, gjatë periudhës para se Trump të vinte në pushtet, transmeton Telegrafi.

Ai do të paraqitet në gjyq në Washington dhe gjithashtu po akuzohet se “qëllimisht dhe me vetëdije të plotë, kishte dhënë deklarata të rrejshme”.

Akuza është ngritur nga prokurori special Robert Mueller, në kuadër të hetimeve rreth pretendimeve se përzierjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Flynn është anëtari më i vjetër i administratës së Trumpit që është akuzuar në kuadër të hetimeve të Mueller.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...