Ish-gjyqtari i njohur spanjoll: Goli i parë i Real Madridit kundër Interit, i parregullt

PUBLIKUAR

Goli hapës i Real Madridit në fitoren 3:2 kundër Interit në Ligën e Kampionëve, i shënuar nga Karim Benzemas, ishte i parregullt sepse se Ferland Mendy kishte shkaktuar faull ndaj Achraf Hakimit paraprakisht, sipas ish-gjyqtarit të njohur spanjoll,  Juan Andujar Oliver.

Goli i sulmuesit francez ishte vendimtar sepse Real Madridi e mundi me rezultat të ngushtë Interin në Alfredo Di Stefano të martën, në një takim të rëndësishëm në Grupin B, raporton Gazeta Express.

Benzema e shfrytëzoi një top të kthyer mbrapa nga Hakimi dhe shënoi i vetëm përballë portierit Samir Handanovic, por mbrojtësi maroken u pengua jashtëligjshëm nga Mendy derisa po e pasonte topin mbrapa, sipas Andujar Oliver.

Sipas pikëpamjes së ekspertit të referimit ai gol është dashur të anulohej.

“Mendy bëri faull ndaj Achraf në ndërtim të atij aksioni, pak para se lojtari i Interit tenton ta kthejë topin mbrapa”, tha Andujar Oliver për Radio MARCA.

“Francezi e shtyu nga mbrapa Hakimin dhe e nxori jashtë fushës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...