Ish drejtori i CIA’s, tani këshilltar i lartë i Trumpit e kundërshton publikisht presidentin e zgjedhur amerikan

PUBLIKUAR

Këshilltari i lartë i Trumpit për çështje të sigurisë kombëtare, James Woolsey, ka thënë sot se mendon se rusët janë përfshirë në sulmet kibernetike në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pikëpamja e James për këtë çështje është krejtësisht e kundërt me atë të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, transmeton Express.

James, i cili dikur ka qenë drejtor i CIA’s, e tani punon si këshilltar i lartë i Trumpit për çështje të sigurisë kombëtare, ka thënë për CNN se është e vështirë të gjendet se kush qëndron pas sulmeve kibernetike, por se ai beson se rusët, dhe më shumë mundës të tjerët, janë përfshirë në këto sulme.

“Mendoj që rusët janë përfshirë në sulme [kibernetike], por nuk do të thotë se njerëzit tjerë nuk janë përfshirë, gjithashtu,” ka thënë James.

Ai ka shtuar se është e lehtë për njerëzit që nganjëherë t’i fshehin gjurmët e tyre, për shkak të shumë mashtrimeve.

“Shpesh herë nuk është e sigurt të thuhet se kush është fajtori, sepse është e mundur dhe nganjëherë e lehtë për t’i fshehur gjurmët. Ekzistojnë shumë mashtrime,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...